Ish-kryetari i Gjeorgjisë, Sakashvilli tha se do të kërcejë nga çatia, por u arrestua (VIDEO)

Ish-kryetari i Gjeorgjisë, Mihaill Sakashvilli sot është burgosur në Kiev për shkak se akuzohet për përpjekje për të përmbytur pushtetin, njofton Portalb.mk.

Sakashvilli është arrestuar në çatinë e shtëpisë së tij, prej ku më parë tha se do të kërcejë pasi që policia shkoi në shtëpinë e tij për të kryer bastisje.

Avokati i Sakashvillit tha se ish-kryetari i Gjeorgjisë është i akuzuar për shkatërrimin e rendit kushtetues në Ukrainë.

Sakashvilli kur ka hipur në çati ka bërtitur kundër kryetarit të Ukrainës, Petro Poroshenko.

“Poroshenko është vjedhës dhe mashtrues i popullit ukrainas, çfarë do që të më ndodh mua, dilni në rrugë dhe vazhdoni me luftë” ka thënë Sakashvilli para se të arrestohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button