Stoltenberg: Lufta në Gadishullin Korean do të ishte katastrofale

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jan Stoltenberg sot paralajmëroi se lufta në Gadishullin Korean do të ishte katastrofale, por theksoi se Aleanca ka mjete me të cilat do të përgjigjej ndaj sulmeve bërthamore dhe raketore, nëse kryhen ato.

Stoltenberg këtë e deklaroi para gazetarëve në Bruksel pothuajse një javë pasi Koreja Veriore e ka kryer testin më të ri me raketë të re interkontinentale balistike me rreze të mëdha veprimi, Kvasong-15.

Koreja Veriore kumtoi se kjo raketë është më e fuqishmja të cilën Pheniani zyrtar deri tani e ka lansuar dhe mund ta qëllojë tokën amerikane, që konfirmoi edhe Seuli zyrtar.

Stoltenber theksoi se “kjo luftë në rajon do të ishte katastrofale dhe se do të kishte pasoja globale”, por edhe se Aleanca 29-të anëtarëshe është e “fuqishme dhe e bashkuar” dhe “NATO ka mundësi t’i përgjigjet çfarëdo sulmi, përfshirë edhe sulme balistike dhe bërthamore”.

“Aleanca do të punojë me partnerët e saj në rajon dhe do të vazhdojë të bëjë presion maksimal ndaj Koresë Veriore”, tha Stoltenberg.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button