MBP e Serbisë: Arrestohen 139 njerëz për drogë dhe armë

Pjesëtarë të MBP-së serbe në disa aksione të ndara gjatë ditëve të kaluara kanë arrestuar 139 persona për shkak të dyshimit për vepra penale, tregti me drogë dhe armë.

Për shkak të posedimit të narkotikëve, janë arrestuar 96 persona, prej të cilëve janë konfiskuar 128,5 kilogramë drogë, ndërsa janë zbuluar edhe shtatë laboratori për prodhim të narkotikëve të ndryshëm.

Për shkak të posedimit dhe mbajtjes së palejuar të armës janë arrestuar 43 njerëz, te të cilët janë gjetur 14,5 kg mjet shpërthyes, granata dore, 56 pushka, 36 pistoleta dhe gjashtë bomba.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button