Ministrit të mbrojtjes në Serbi, Vulin nuk i besohet se Haradinaj është larguar nga lista e INTERPOL-it!

Ministri i mbrojtjes në Serbi, Aleksandar Vulin ka thënë se kërkesa e UNMIK-ut që Ramush Haradinaj të largohet nga lista e INTERPOL-it ka shkelur rregullat dhe statusin e kësaj organizate. Ai në një prononcim për RTS ka thënë se Serbia do të kërkojë shpjegim për këtë në Këshillin e Sigurimit, shkruan Lajmi.net.

“Ramush Haradinaj është kriminel, dhe herët a vonë do të duhet të përgjigjet për veprat e tij. Ne do të kërkojmë llogari në OKB”, deklaroi Vulin, transmeton lajmi.net

“Për neve Haradinaj ende nuk është larguar nga lista. Nëse kjo është e vërtetë, do të zbehet besimi i serbëve në Kosovë te UNMIK-u”, tha ai.

Interpoli ka hequr nga lista e personave të kërkuar 18 persona nga Kosova, e në mesin e tyre ishte edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.

Të gjithë tani janë të lirë të udhëtojnë jashtë Kosovës pa asnjë problem.

Në fillim të këtij viti, Haradinaj u arrestua në Francë pas një urdhri të lëshuar nga Serbia, por që gjykata e Francës e hodhi poshtë mundësinë e ekstradimit në Serbi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button