Burgu i Shuto Orizares, VMRO-DPMNE protestoi para tij (VIDEO)
20:30 – Dhjetëra protestues simpatizant të VMRO-DPMNE-së janë mbledhur sonte para burgut të Shutkës, njofton Alsat-m. Qëllimi i kësaj proteste është për të shprehur pakënaqësinë ndaj arrestimeve të fundit të zyrtarëve të lartë të kësaj partie të cilët ndiqen nga Gjykata Penale.
Protestuesit kërkojnë lirimin e menjëhershëm të të paraburgosurve, duke theksuar se ata nuk janë terrorist. Të pranishëm në protesta ishin edhe kreu i VMRO-së Nikolla Gruevski dhe ish kryetari i qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski.
Përndryshe, Prokuroria Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka nisur procedurë hetimore me paraburgime ndaj 36 personave për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale, “kërcënim terrorist të rendit dhe sigurisë kushtetuese nga neni 313” lidhur me ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.
_____________________________________________________________________________________
09:45 – VMRO-DPMNE ka paralajmëruar protesta gjatë ditës së sotme para burgut hetimor të Shutkës në shenjë revolte për të paraburgosurit e rastit të dhunës në parlament.
Përpos protestës pritet që edhe sot të bllokohen rrugët kryesore në qytetin e Shkupit.
Pas arrestimit të 24 personave, VMRO ka organizuar protesta para Gjykatës penale dhe Ministrisë së drejtësisë ku morri pjesë edhe lideri partiak Nikolla Gruevski dhe funksionarë të lartë partiak.