Tridhjetë të arrestuar, po gjurmohet edhe për gjashtë të dyshuar për të “enjten e përgjakshme”

Tridhjetë persona janë arrestuar, ndërsa policia po gjurmon për t’i gjetur edhe gjashtë personat tjerë të dyshuar për dhunën në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë me 27 prill. Ministri i Punëve të Brendshme tha se ato gjashtë persona janë të pakapshëm për policinë, njofton Portalb.mk.

Në ndërkohë Këshilli Penal i Repartit për Krim të Organizuar dhe Korrupsion të Gjykatës Themelore Shkupi 1 i ka pranuar ankesat e Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Veprave Penale nga fusha e Krimit të Organizuar edhe për tre të dyshuar për dhunën në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë për të cilët u përcaktua arrest shtëpiak, vendosi ta ndryshojë vendimin dhe t’i dërgojë në Burgun e Shutkës.

LEXO EDHE:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button