Dimitrov: Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO do ta përforcojë stabilitetin e Ballkanit

Anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë në NATO do ta përforcojë stabilitetin e tërë Ballkanit, ndërkaq ky është interes i përbashkët edhe i Maqedonisë, edhe i Ballkanit, edhe i Evropës dhe SHBA-së, theksoi shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimtirov gjatë takimit të djeshëm në Uashington të këshilltarit për siguri nacionale të presidentit të SHBA-së, Herbert Rejmond Mekmaster me ministrat e jashtëm të vendeve nga Ballkani Perëndimor.

Siç kumtoi Minsitria e Punëve të Jashtme, në takimin e përbashkët të shefave të diplomacive nga rajoni me Mekmaster u bisedua për bashkëpunimin rajonal, sfidat e sigurisë dhe të ardhmen euroatlantike të Ballkanit.

Dimitrov në ditën e fundit të vizitës së punës në Uashington, u takua edhe me kongresistin amerikan, Brendan Bojl dhe me ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Medllin Ollbrajt.

Димитров и Бојл

Në takimin me Bojl, i cili është bashkëkryesues i Grupit për miqësi me Maqedoninë në Kongresin e SHBA-së, Dimitrov kërkoi mbështetje nga Kongresi amerikan për realizimin e qëllimeve strategjike të vendit.

Vizitën në SHBA, Dimotrov e rrumbullakësoi me takimin me Ollbrajt, ku u bisedua për gjendjet aktuale në Maqedoni dhe rajon, për takimet të cilat i realizoi në suaza të vizitës së punës në Uashington, si dhe për ngjarjet globale politike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button