Maqedoni, gratë dhe vajzat me aftësi të kufizuara më shumë përjetojnë dhunë familjare

Në Maqedoni shkalla e dhunës me bazë gjinore familjare mbi gratë dhe vajzat me aftësi të kufizuara është më e lartë nga ato në vendet e tjera në rajon dhe BE. Ato janë më të ekspozuara në dhunën me bazë gjinore familjare. Mungojnë shërbime për mbështetje, të cilat do të jenë të kapshme dhe të arritshme, me kuadër profesional përkatës për këta persona, ndërsa është e nevojshme edhe të rritet informimi i tyre ku mund ta paraqesin dhunën dhe kush mund t’u ofrojë ndihmë dhe mbështetje.

Këto janë pjesë e qëndrimeve të pjesëmarrësve në panel diskutimin “Gratë dhe vajzat me aftësi të kufizuara-viktima potenciale të dhunës së bazuar gjinore”, që sot u mbajt në Shkup.

“Të dhënat me të cilat posedojmë na tregojnë se shkalla e dhunës në familje ndaj grave dhe vajzave është shumë më e lartë se në vendet e rajonit dhe BE-së. Por, ana e mirë është se ne kemi gjetur problemin dhe e dimë se çfarë duhet të bëhet. Duhet të nxitet sundimi  i të drejtës, të inkurajohen gratë dhe vajzat dhe t’u ofrohen shërbime për ndihmë dhe përkrahje konkrete”, tha Benxhamin Perks nga UNICEF-i.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carova theksoi se në të kaluarën shumë pak është folur dhe bërë për çështjen e kësaj dhune me bazë gjinore dhe se punohet që kjo gjendje të ndryshohet.

Këtë, thotë, e kërkon edhe Konventa e Stambollit, e cila parashikon se të gjitha këto shërbime, që i ofron shteti për parandalim, ndihmë, mbështetje dhe rehabilitim të personave që kanë përjetuar dhunë familjare, duhet  të jenë të qasshme edhe për personat me lloje të ndryshme të aftësisë së kufizuar, në mënyrë specifike gratë dhe vajzat.

Kryetarja e Rrjetit Kombëtar Kundër Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje Elena Dimushevska thotë se shërbimet e specializuara, përveç që janë të pakta në numër, janë të papërshtatshme me aftësitë e kufizuara me të cilat jetojnë gratë dhe vajzat, gjegjësisht janë të paarritshme, ndërsa profesionistët që punojnë dhe japin ndihmë psikosociale dhe mbështetje nuk janë të trajnuara të ofrojë shërbime të tilla për gratë dhe vajzat të cilat janë me aftësi të kufizuara intelektuale.

Zëdhënësja e UNDP-së Luiza Viton thotë se është e nevojshme të veprohet me kujdes dhe të merren masa, sepse në këtë rast bëhet fjalë për diskriminim të dyfishtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button