Ambasadorja Gjermane Steinacker ligjëroi në UNB

Ambasadorja Gjermane Steinacker ligjëroi në temën e OJQ-ve para studentëve të
universitetit ndërkombëtar ballkanik

Sot në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik qëndroi Ambasadorja e Gjermanisë në Shkup, Gudrun Steinacker, ku para stafit akademik dhe studentëve të Universitetit mbajti ligjeratë në temën e organizatave joqeveritare dhe ndikimin e tyre në shoqëri. Ambasadorja Steinacker gjatë ligjeratës së saj shpjegoi definicionet teorike të OJQ-ve dhe sektorit civil, ndërsa theks të veçantë i dha veprimit dhe ndikimit të tyre në shoqëritë ku ato veprojnë. Kështu, ajo theksoi se OJQ-të në shoqëritë e zhvilluara demokratike kanë rol të rëndësishëm, sepse me kreativitetin e tyre, qasjen korrigjuese ndaj pushteteve dhe inicimin e projekteve të ndryshme, ato kontribuojnë në zhvillimin e gjithëmbarshëm. Duke folur për aktivitetin e disa OJQ-ve ndërkombëtare, siç janë Amnesty International apo Rapporteurs Ëithout Borders, ajo shpjegoi ndryshimet pozitive që ato kanë reflektuar në mbrojtjen dhe avansimin e të drejtave të grupeve që ato përfaqësojnë. 

Duke u përgjigjur në pyetje të shumta të studentëve, Ambasadorja Steinacker dha vlerësimet e saja edhe për raporteve bilaterale mes Gjermanisë dhe vendeve të Ballkanit, duke nënvizuar bashkëpunimin e shkëlqyeshëm politik, ekonomik, kulturor dhe social mes tyre dhe partneritetin e fortë të Gjermanisë me vendet e Ballkanit. Në fund, Rektori i UNB-së, Prof. Dr. Huner Sencan i ndau ambasadores Steinacker mirënjohje për ligjeratën e mbajtur dhe të dy u dakorduan që bashkëpunimi mes Universitetit dhe Ambasades gjermane në Shkup të intensifikohet në kuadër të realizimit të ideve me interes të përbashkët. 

Shërbimi për Marrëdhënie me Publikun
Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik

Lajme të ngjashme

Back to top button