Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 19 prillin në vite…

1956 – Aktorja Grejs Kelli bëhet princesha Grejs e Monakos, pas martesës së saj me princin Rainier III të Monakos
1764 – Parlamenti anglez ndaloi kolonitë amerikane të shtypin para nga letra.
1775 – Fillon revolucioni amerikan me shpërthimin e luftimeve në Leksington.
1839 – Mbretëria e Belgjikës njihet nga të gjitha shtetet e Evropës, me nënshkrimin e Traktatit të Londrës.
1938 – Gjeneral Francisko Franko deklaron Luftën Civile Spanjolle.
1943 – Shpërthen revolta në Geton e Varshavës kundër sundimit nazist; hebrenjtë luftuan për 28 ditë me radhë forcat naziste.
1982 – NASA emëron Selli Rajd gruan e parë astronaute.
1995 – Në Oklahoma, sulmohet me bombë një ndërtesë federale. U vranë 168 njerëz, përfshirë 19 fëmijë, kurse rreth 500 të tjerë u lënduan.
2000 – Letrat e shkruara nga Greta Garbo ekspozohen. Ato u bënë publike 10 vjet pas vdekjes së aktores.
2005 – Kardinali Jozef Racinger nga Gjermania u zgjodh Papë dhe mori emrin Benedikti XVI./botasot

Lajme të ngjashme

Back to top button