Ekonomia amerikane me rritje prej 3,3 për qind edhe përkundër goditjes nga uraganët

Ekonomia amerikane, sipas të dhënave më të reja, shënoi rritje solide prej 3,3 për qind në tremujorin e tretë edhe përkundër goditjes së uraganëve nga fundi i gushtit dhe fillimi i shtatorit në Teksas, Luizianë dhe Floridë.

Meqenëse rritja në tremujorin e dytë ishte 3,1 për qind, të dhënat e reja sipas të gjitha gjasave i japin të drejtë presidentit amerikan, Donald Tramp të flasë se rikuperimi ekonomik është real që prej ardhjes së tij në Shtëpinë e Bardhë.

Qeveria e Trampit, e cila politikën e vet ekonomike e bazon në uljen e tatimit, posaçërisht për kompanitë e mëdha dhe masat e gjera për çrregullim, vlerëson se rritja e ekonomisë amerikane mund të jetë përherë mbi tre për qind.

“Ekonomia është në ekspanzion të plotë”, shkroi presidenti amerikan në Twitter dhe shtoi se rritja do të ishte 3,9 për qind nëse nuk do të kishin ndodhur uraganet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button