LD: Transmetim publik dhe direkt të seancës për marrjen e imunitetit të deputetëve

Lidhja Demokratike (LD) kërkon që diskutimi për imunitetin për deputetët kundër të cilëve zhvillohet procedurë për terrorizëm, në  Komisionin për  çështje të rregullores dhe  të imunitetit dhe seanca plenare në Kuvendin e RM-së të jetë publik dhe me transmetim të drejtpërdrejtë.

“Qytetarët ishin dëshmitarë kur ndodhën ngjarjet e përgjakshme në Kuvend, tentimi për grusht shtet dhe vënien në rrezik me dhunë të institucioneve demokratike dhe është logjike që të gjitha ngjarjet dhe aktivitetet lidhur me këtë të jenë transparente dhe para syve të opinionit”, kërkojnë nga LD.

Ata shtojnë se deputetët të cilët ishin të përfshirë në skenarin e destabilizimit të shtetit, nuk kanë kredibilitet moral të ulen në karriget e parlamentit, aq më pak t’i referohen dhe të fshihen pas imunitetit të deputetit.

LD i bën apel qytetarëve të mos marrin pjesë në protesta pasi sipas tyre, bëhet presion ndaj gjykatësve dhe në këtë mënyrë pengohet zbardhja e dhunës në Kuvend, ndërsa aktorët kryesorë të mbajnë përgjegjësi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button