Emeli Sande dje ishte në Shqipëri, bëri shqiponjën me duar (VIDEO)
Mbrëmë në Tiranë u zhvilluan aktivitete të ndryshme në kuadër të festimeve për festën e Pavarësisë dhe “Natën e bardhë”.
Në koncertin e mbajtur në “Sheshin Skënderbej” ka përformuar këngëtarja britanike Emeli Sande.
Përpara përformancës kryetari i bashkisë së Tiranës e ka pritur në zyrën e tij në një takim bashkë me bandën e saj muzikore. Gjatë bisedës ajo ka përshëndetur të pranishmit dhe të gjithë shqipatrët me simbolin e shqiponjës.