Afganistan, 9 mijë familje kanë ikur për shkak të përleshjeve

Të paktën 9 mijë familje të cilat kanë ikur nga përleshjet mes talebanëve dhe organizatës terroriste DEASH në qarkun Khogyani të provincës Nangarhar në lindje të Afganistanit, janë strehuar në zona të sigurta, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Zyrës së Guvernatorit të Nangarharit, Ataullah Hogyani në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se mijëra familje janë detyruar të emigrojnë për shkak të përleshjeve disa ditëshe mes talebanëve dhe DEASH-it në rajonin Vazir Tangi të Hogyanit.

Ai tha se deri më tani në përleshjet në fjalë kanë humbur jetën 11 pjesëtarë të DEASH-it, 19 talebanë si dhe 8 civilë.

Hogyani tha se 9 mijë familje të këtij rajoni janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre dhe janë strehuar në rajonin Çamtala. Sipas tij, këta njerëz kanë nevojë për ndihma emergjente.

Për shkak të përleshjeve në rajonin e njëjtë, gjatë muajit të kaluar 5 mijë familje ishin larguar nga shtëpitë e tyre.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button