Kryesuesi i ardhshëm i BE-së synon afrimin e vendeve të Ballkanit

Bullgaria, që prej janarit do të jetë kryesuese e presidencës së Bashkimit Evropian për gjashtë muajt e ardhshëm, thotë se do të punojë që të ketë më tepër projekte për infrastrukturë dhe energji, për të ndihmuar në afrimin e vendeve të Ballkanit perëndimor me BE-në, transmeton REL.

Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia dhe Bosnjë-Hercegovna, të gjita synojnë integrim në BE.

Megjithqë BE-ja ballafaqohet me sfida të shumëfishta, përfshirë daljen e Britanisë dhe reformën e eurozonës, komisionari për integrim i saj, Johannes Hahn, tha këtë javë se Brukseli “është më i gatshëm” për shqyrtimin e zgjerimit të mëtejshëm.

Liliyana Pavlova, ministre përgjegjëse për presidencën bullgare të BE-së, tha se bashkëpunimi më i afërt me shtetet e Ballkanit perëndimor, përfshirë migrimin dhe çështjet e sigurisë, është esencial për paqen dhe stabilitetin në Bashkimin Evropian.

“Paqja, qetësia, stabiliteti dhe e ardhmja e Evropës kalon nëpër Ballkanin perëndimor dhe projekti evropian nuk do të jetë komplet pa atë”, i tha agjencisë Reuters, Zonja Pavlova gjatë një interviste.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button