Vazhdimi i debatit për buxhetin është shtyrë për nesër

Vazhdimi i seancës të Komisionit për Financim dhe Buxhet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë  i caktuar për sot u anulua. Vazhdim i ri është caktuar për nesër në orën 11.

Seanca e Komisionit për Financim dhe Buxhet në të cilën debatohet për Propozim-buxhetin për vitin 2018 filloi të hënën. Të martën u paralajmërua vazhdim, por pas informacioneve për arrestet për ngjarjet nga 27 prilli në Kuvend, u anulua. Vazhdim i ri u caktua për sot.

Debati i përgjithshëm për propozimin sipas Rregullores zgjat 10 ditë pune. Për propozimin janë dorëzuar 279 amendamente.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button