Schulz: Evropës i nevojitet një ministër i financave

Kreu i Partisë Social Demokratike të Gjermanisë (SPD), Martin Schulz, i cili pritet të fillojë negociatat me konservatorët e kancelares Angela Merkel për formimin e një koalicioni qeveritar tha sot se Evropa ka nevojë për një ministër të përbashkët të financave dhe një buxhet të eurozonës për më shumë investime.

“Nëse duam ta mbajmë Evropën të fortë në një periudhë afatgjate, atëherë duhet të jemi në gjendje të punojmë dhe t’u sigurojmë njerëzve një ndjenjë të ndryshimit në jetën e tyre”, tha Schulz në një konferencë, raporton Reuters, transmeton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button