Shtyhet vendimi për ekstradimin e Grujovskit dhe Boshkovskit nga Greqia

Për më 13 dhjetor është shtyrë seanca e Gjykatës Themelore në Selanik, të cilën duhet të merret përgjigje rreth kërkesës së Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Maqedonisë për ekstradimin e të arratisurve Goran Grujoski dhe Nikolla Boshkovski, të dy të akuzuar në rastin e PSP-së – “Fortesa 2”

Debati i sotëm u shty për shkak të mungesës të avokates dhe ekipit treanëtarësh të Grujoskit dhe Boshkovskit, nga njëra anë, dhe përkthimit të papërfunduar të dokumentacionit të dërguar nga Ministria e Drejtësisë të Maqedonisë, nga ana tjetër, transmeton MIA. 

Deri atëherë pritet që Gjykata t’i marrë përkthimet e dokumenteve, të dërguara nga Ministria e Drejtësisë së Maqedonisë, që sipas informatave jozyrtare kanë qenë në gjuhën franceze, që të mbahet seanca është dashur të përkthehen në gjuhën greke.

Grujovski dhe Boshkovski mbesin në paraburgim në një burg në afër  Selanikut.

Dy të arrestuar ish funksionarë  të DSK-së, të premten përsëri duhet të dalin para Gjykatës në Selanik, ku do të mbahet vazhdimi i tretë i seancës për falsifikim të dokumenteve të udhëtimit me të cilat janë kapur më 18 tetor në aeroportin e Selanikut.

Ky proces, i cili është i pavarur nga ekstradimi, deri më tani dy herë është shtyrë për shkak se Gjykata greke nuk mundej të sigurojë përkthyes, i cili do të mund të përkthejë nga gjuha maqedonase në greqisht dhe anasjelltas.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button