Anulohen zgjedhjet në Istog
PZAP-i ka aprovuar kërkesën e LDK-së për anulim të zgjedhjeve në komunën e Istogut, transmeton Albeu.com.
Më poshtë, sqarimi i plotë:
PZAP-i ka pranuar si te bazuar ankesën e subjektit politik Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), dhe ka vendosur qe te anulohen rezultatet e Zgjedhjeve Lokale të 22 tetorit 2017, për Rundin e dytë, të mbajtura me datë 19.11.2017, për kryetar Komune në Istog dhe urdhëron Komisionin Qendror i Zgjedhjeve ta përsërisë votimin e Rundit te dytë të ZgjedhjeveLokale, për Kryetar të Komunës së Istogut.
PZAP-i ka refuzuar ankesën e kandidatit për kryetar te Komunës se Kllokotit nga radha e Subjektit Politik Lista Serbe.