Në shtëpitë e dy policëve serbë të Kosovës janë hedhur bomba

Persona të panjohur sot herët në mëngjes kanë hedhur pajisje shpërthyese në shtëpitë e dy pjesëtarëve serbë të Policisë së Kosovës në Zubin Potok, por gjatë këtyre sulmeve nuk ka pasur të plagosur, është konfirmuar nga policia, njofton REL.

Policia ka kryer hetime dhe ka përcaktuar se është shkaktuar dëm material, ka vërtetuar shefi i operativës së policisë së Kosovës, Zhelko Bojiq, raporton agjencia Beta.

Sipas zotit Bojiq, policia e Kosovës është në kërkim të të dyshuarve dhe i kontrollon drejtimet rrugore nëpër të cilat ata do të mund të largoheshin dhe, po ashtu, i kontrollon automobilat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button