Madagaskari e ka njohur pavarësinë e Kosovës

Reublika e Madagaskarit e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ka njoftuar mbrëmë zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli.

Ai tha mbrëmë se e ka pranuar zyrtarisht “notën verbale” të njohjes nga Madagaskari, pas një takimi që ka zhvilluar me kolegun e tij nga ky vend, Rabary Njaka, në margjina të takimit të vendeve të Frankofonisë, transmeton REL. 

“Jam i lumtur të shpalli se Madagaskari e ka njohur Kosovën si sahtet të pavarur dhe sovran”, ka shkruar mbrëmë në rrjetin Twitter, Behgjet Pacolli, i cili është edhe ministër i jashtëm i Kosovës.

Aktualisht, Kosova është e njohur nga 115 vende anëtare të Kombeve të Bashkuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button