Nëse keni një lëkurë të thatë, duhet të provoni këtë maskë me kafe

Ndonëse shumë prej jush mund ta pëlqeni këtë kohë, që edhe pse bën ftohtë, prania e diellit sikur ua ngrohë paksa shpirtin, na lejoni t’ju themi se nuk është aspak e mirë për lëkurën tuaj, shkruan Class.

Kjo është një periudhë aspak e dëshiruar për vajzat, të cilat përballen shpesh me plasaritje të duarve, buzëve dhe me një lëkurë të thatë në fytyrë. Pikërisht për këtë arsye ne kemi zgjedhur që t’ju vijmë në ndihmë me një maskë shumë të thjeshtë që secila prej jush mund ta bëjë në kushte shtëpie.

Ju nevojitet vetëm pak kafe, qumësht, mjaltë, mund të hidhni dhe pak kakao pluhur. Ajo çfarë ju duhet të bëni është të bashkoni këto përbërës dhe produktin final ta vendosni në fytyrë. Mbajeni për 30 minuta dhe më pas shpëlani fytyrën me ujë të vakët.

Këtë maskë mund ta aplikoni një herë në muaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button