Trazira në Pakistan pasi policia ka shpërndarë protestuesit islamikë

Policia e Pakistanit, e përforcuar me njësite elitare të armatës, ka përdorur gaz lotsjellës dhe topa të ujit për t’i shpërndarë demonstruesit në kryeqytetin Islamabad, ndërsa protesta zgjerohen edhe në qytete të tjera të mëdha në shtet. Arsye për protestën është ndryshimi i ligjit dhe lutja të cilën çdo politikan i përzgjedhur do të duhet ta japë, e cila është e papranueshme për partitë islamike në Pakistan.

Në Islamabad përleshja ka ndodhur në rrugën Fajzabad e cila gjatë dy javëve të fundit ishte bllokuar nga ana e demonstruesve lidhur me lëvizjen myslimane Tehrik dhe Labaik Ja Rasul Allah. Demonstruesit refuzuan të tërhiqen nga rruga pas disa vendimeve të marra gjyqësore se protesta e tyre është e paligjshme. Disa mijëra njerëz kanë marrë pjesë në protestat, ndërsa shumica e udhëheqësve të organizatës janë akuzuar për organizimin e trazirave dhe sulmeve ndaj policisë.

Sot në mëngjes, policia i urdhëroi udhëheqësit e lëvizjes Kadim Husein Rizvi, që të dorëzohet dhe t’ju urdhërojë ndjekësve të tyre që të shpërndahen. Rizvi këtë e refuzoi, ndërsa ndjekësit e tij të armatosur me shufra dhe gurë paralajmëruan se do ta mbrojnë Rizvi nga policia. Rreth 8,500 pjesëtarë të policisë dhe të armatës kanë intervenuar për shpërndarjen e demonstruesve.

исламабад протести1

Menjëherë pas lajmit për intervenimin policor kundër ndjekësve të Rizvi, protestat u zgjeruan në qytetin më të madh të Pakistanit Karaçi, ku demonstruesit gjithashtu bllokuan rrugë të rëndësishme, por tani për tani nuk ka intervenim policor, lajmëroi gazeta Don. Protesta organizohen edhe në Lahore dhe qytete të tjera të mëdha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button