Maqedoni, Parlamenti zgjodhi zëvendës të sekretarit të përgjithshëm, ja cilët

Miki Milkovski nga Rankovce, jurist i diplomuar dhe Marijana Kacarska nga Strumica, jursite e diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës, provim për noter dhe për përmbarues janë emëruar zëvendës të sekretarit të përgjithshëm të Parlamentit të Republikës së Maqedonisë.

Emërimi ishte në kuadër të seancës së tetë, në të cilën u shqyrtua edhe Propozim ligji për veprimtari doktorale, në kexim të parë i parashtruar nga deputetët e opozitës.

Me 60 vota “pro” dhe 13 kundër u miratua edhe konkluzioni se ligji nuk është i pranueshëm dhe nuk mund të kalojë në procedurë të mëtejme, në lexim të dytë.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi e ndërpreu seancën dhe paralajmëroi se deputetët për vazhdimin e saj do të informohen në mënyrë plotësuese

Momentalisht vazhdon seanca e 12-të e Kuvendit të RM-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button