Sprej u hodh edhe te gazetarët
Jo vetëm deputetët dhe aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë pësuar sot nga spreji i hedhur nga Policia.
Keq pësuan edhe gazetarët, fotoreporterët dhe kamermanët që ishin në vendin e ngjarjes duke përcjell arrestimin e deputetëve, transmeton Koha.net.
Spreji i hedhur nga Policia nuk kurseu edhe ata, pavarësisht se kishin shkuar për të kryer detyrën e tyre.
Para ndërtesës së Kuvendit sot janë arrestuar deputetët e VV-së Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Donika Kadaj-Bujupi.