SHI ekzekutoi 15 luftëtarë të vet

Grupi terrorist “Shteti islamik” ua ka hequr kokat 15 luftëtarëve të vet në Afganistan, njoftuan mediat perëndimore duke iu referuar përfaqësuesve të autoriteteve lokale.

“Ekzekutimet janë kryer në një treg në Surk ab, në provincën lindore afgane Nangarhar. Arsye janë mosmarrëveshjet e brendshme”, deklaroi Ataulla Hogjani, guvernator rajonal, transmeton MIA.

Një këshilltar i presidentit afgan deklaroi se numri i luftëtarëve të SHI-së në shtet është midis 3.000 dhe 4.000. Midis tyre janë edhe mercenarë dhe kriminelë nga Pakistani, afganë, por në bazë të SHI-së në Afganistan janë pjesëtarë të Lëvizjes islamike të Uzbekistanit, të cilët janë betuar për besnikëri të SHI-së, deklaroi Mohamad Atmar.

Sipas tij, numri i përgjithshëm i luftëtarëve të huaj në Afganistan është rreth 10.000.

“Afganistani propozoi konferencë të përbashkët të shefave të shërbimeve të zbulimit në Afganistan, Rusi dhe shtete nga Azia Qendrore”, deklaroi Atmar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button