Një banor i Kondovës fizikisht e ka sulmuar bashkëshorten dhe i ka marrë djalin tetëvjeçar
![](https://i0.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2017/03/1488447775sdhuna.jpg?fit=442%2C256&ssl=1)
Një tridhjetë e tre vjeçare banuese e Kondovës dje ka denoncar në polici se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj duke marrë lëndime trupore.
Sipas njoftimit të ministrisë së Punëve të Brendshme M.S.(33) vjeç ka denoncuar se në shtëpinë e saj në fshatin Kondovë është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj S.S (36) i cili më pas ia ka marrë djalin tetëvjeçar dhe është larguar nga shtëpia.
Ndërkohë S.A. ka humbur ndjenjat dhe të dy fëmijët e tjerë të saj minorenë kanë kërkuar ndihë tek fqinjët dhe më pas është thirrur Ndihma e shpejtë. Është transportuar në spitalin “8 shtatorit” për t’i dhënë ndihmën mjekësore.
Po punohet për zbardhjen e plotë të rastit.