Lube Boshkovski do të dorëzojë padi penale kundër gjykatëses Radica Vasilevska (VIDEO)

Do të dorëzojmë padi penale kundër gjykatëses Radica Vasilevska për pjesëmarrje aktive në rastin e montuar politik “Fushata”, thonë në intervistë për “Makfax”, kryetari i partisë Të Bashkuar për Maqedoninë, Lube Boshkoski, njofton Portalb.mk.

Boshkoski shton se ai dhe ekipi i tij i avokatëve kanë mbledhur dëshmi se bëhet fjalë për kurdisje policore dhe poltike dhe do ta udhëheqin paralelisht me lëndën e Prokurorisë Speciale të quajtur “Tortura”.

“Gjyqësori patjetër duhet të lirohet nga gjykatësit e korruptuar. Derisa nuk i shohim në bankën e të akuzuarve, pjesa tjetër e tregimit është pjesë e errët se ekzistojnë marrëveshje, pasi që kemi dëshmi. Mua kur më arrestuan zyrtarët policor më thanë se do të qëndroj në burg 8 vjet dhe gjykatësja Radica Vasilevska nuk më dënoi hiç më pak se sa më thanë. Rasti “Rover”, i cili ende po zgjat, është edhe më monstruoz, kemi edhe dëshmi se si Prokuroria bashkë me Grujovskin, i cili tani është në pritje të ekstradohet nga Greqia, kanë ardhur në Idrizovë që të më kërcënojnë”, thotë Boshkoski.

Boshkoski ka folur edhe për mundësinë e së tij në përbërjen e re qeveritare për plotësimin e vendeve ministrore të cilat tani janë të zbrazura.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button