Veseli: Disa njerëz që luftojnë krimin kanë orë të shtrenjta e shumë gra
Dukë folur për ‘Vetting’-un në Polici, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se disa njerëz që luftojnë krimin kanë orë të shtrenjta e shumë gra, transmeton Insajderi.
Ai ka thënë se të njëjtit bëjnë edhe pushime të shtrenjta.
“Disa njerëz që luftojnë krimin kanë orë të shtrenjta, shumë gra e shumë pushime…. Me rrogë 700 euro nuk mund ta kesh veturën e 80 mijë eurove”, ka thënë Veseli, në emisionin ‘Betimi për Drejtësi’.