Deskoska uroi Ditën e Alfabetit: duke repektuar shkrimin e bëjmë ardhmërinë më të sigurtë

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës së Maqedonisë, Renata Deskoska duke uruar Ditën e Alfabetit, ka vlerësuar se me respektimin e shkrimit e bëjmë ardhmërinë më të sigurtë, njofton Portalb.mk.

“Me standardizimin e gjuhës shqipe u vendosën themelet e arsimit, respektimit të historisë dhe vlerave kulturore si bazë që i lihet trashëgimi gjeneratave të ardhshme. Shkrimi është mjeti bazik për promovim të identiteti kulturor dhe kombëtar, mjet nëpërmjet të cilit nxitet toleranca, dëshira për të mësuar njëri për tjetrin duke përparuar marrëdhëniet ndërmjet njëri-tjetrit. Duke respektuar shkrimin, respektojmë trashëgiminë kulturore dhe e bëni më të sigurt ardhmërinë”, tha në urimin e saj, ministrja Deskoska.

LEXO MË SHUMË:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button