Fushatë për nevojën e inkluzionit të fëmijëve me aftësi të kufizuara

Ngjarja e parë nga gjashtë ngjarjet njëditëshe, me një program të filmave, të animuar dhe filmave të shkurtër për fëmijët prej nëntë vjet deri në 13, të dedikuar për promovimin e inkluzionit të fëmijëve me aftësi të kufizuara do të mbahet sot në Sveti Nikollë në suaza të festivalit të filmit “Karvani për fëmijërinë pa pengesa” të organizuar nga UNICEF dhe Festivali i Filmit Shkup.

Para fillimit të projeksioneve fjalim do të mbajë kryetari i Sveti Nikollës dhe përfaqësuesi i UNICEF-it në Maqedoni, Benjamin Parks.

Në suaza të këtij festivali do të mbahen edhe pesë ngjarje njëditore, edhe atë në Kavadar më 23 nëntor, në Manastir më 28 nëntor, në Shtip më 11 dhjetor, në Kërçovë më 12 dhjetor dhe në Gostivar më 14 dhjetor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button