Kriza politike në Gjermani pas mossuksesit për formimin e qeverisë

Kancelarja gjermane Angela Merkel po ballafaqohet me krizën më të madhe politike në karrierën e saj pas dështimit të negociatave për formimin e qeverisë së re në vend pas zgjedhjeve parlamentare në shtator.

“Nju-Jork Tajms” vlerëson se mossuksesi i Merkelit që të sigurojë shumicë parlamentare për formimin e qeverisë stabile shkakton dridhje në shtetin më të fuqishëm politik dhe ekonomik në Evropë.

Gazeta vlerëson se mossuksesi i demokristianëve të Merkelit, liberalët dhe të gjelbërtit për formimin e qeverisë, i ka rritur gjasat për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në Gjermani, vetëm dy muaj pas votimit të fundit për Bundestagun, pas çka dukej se kancelarja aktuale ka siguruar mandat të sigurt të katërt në këtë funksion.

Pas dështimit të negociatave, Merkel deklaroi se ende shpreson se do të sigurojë shumicë parlamentare për formimin e qeverisë, duke shtuar se nëse duhet të vendosë për zgjedhje të qeverisë pakicë ose zgjedhje të parakohshme, ajo do të vendoste për votim të ri për anëtarë të Bundestagut.

“Nju-Jork Tajms” njofton se disa analitikë veçmë po tentojnë që ngjarjet në Gjermani t’i interpretojnë si rezultat të “krizës më të gjerë të demokracisë në Perëndim”.

Ангела Меркел

Të tjerët, megjithatë, vlerësojnë se problemet në Gjermani në themel janë shenjë se vendi po bëhet më normal, duke marrë parasysh se nga viti 1982 në funksionin e kancelares janë ndërruar vetëm katër persona dhe shumë vite në krye të shtetit janë qeveri qendrore, të cilat funksionojnë sipas parimit të konsenzusit, shton gazeta.

Kriza, e cila erdhi vetëm shtatë javë pas zgjedhjeve parlamentare, në të cilat në Parlament hyri edhe partia e djathtë ekstreme Alternativa për Gjermaninë (AFD), në një kuptim e ktheu politikën në Gjermani, ku moti nuk ka pasur debate dhe mosmarrëveshje politike, konkludon “Nju-Jork Tajms”.

Gazeta londineze “Gardian” vlerëson se kriza politike në Gjermani është tregues për ndikimin e zvogëluar të Merkelit në planin e brendshëm pas 12 viteve të kaluara në funksionin e kancelares.

Sipas gazetës, rënia e ndikimit të Merkelit ka të bëjë me krizën e refugjatëve nga viti 2015, e cila shkaktoi mosmarrëveshje në koalicionin qeveritar.

Ajo nga zgjedhjet në shtator doli e dobësuar, duke fituar 33 për qind nga votat. Edhe pse partia e saj ishte fituese në zgjedhjet, votuesit për herë të parë u dhanë përkrahje të mjaftueshme gjashtë partive për hyrje në Parlament, vlerëson “Gardian”, duke shtuar se disa votues konservativë, para së gjithash në lindje të vendit, u përcaktuan që në vend të demokristianëve, përkrahjen e tyre t’ia japin AFD-së së djathtë, e cila fitoi 13 për qind të votave.

Ангела Меркел

Sipas “Garidan”, zgjedhjet e reja eventuale parlamentare do të krijojnë mundësi për fillimin e epokës së re “post-Merkel”, pasi nuk është e sigurtë se ajo do të arrijë ta mbajë funksionin e lideres në partinë nëse nuk formon qeveri.

Gazeta gjermane “Velt” megjithatë vlerëson se “epoka e Merkelit po i afrohet fundit të saj”.

Deri tani motoja e kancelares ishte “nuk ka alternativë”, me të cilën ka arritur suksese të konsiderueshme, para së gjithash në skenën  ndërkombëtare. Në të njëjtën kohë, ajo shkaktoi depolitizim të politikës, para së gjithash në planin e brendshëm politik, komentoi gazeta gjermane.

Sipas “Velt”, mossuksesi i Merkelit që të formojë qeveri, megjithatë e ka edhe anën e mirë, pasi mund të sjell edhe diçka të mirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button