Mësohet shkaku i plagosjes së dyfishtë në Ulpianë
Dy persona mbetën të lënduar sonte në lagjen Ulpiana.
KTV ka mësuar se plagosja ka ndodhur për shkak të një borxhi, transmeton Koha.net.
“Ka ndodhur një zënkë mes dy personave, e cila dyshohet të ketë ndodhur për shkak të një borxhi, njëri është lënduar me armë zjarri në këmbë dhe është dërguar në QKUK”, ka thënë zëdhënësi Bajram Krasniqi.