Çun Lajçi me poezi prekëse për të bijën e ndjerë
Vajza e aktorit të njohur kosovar Çun Lajçi, Bubulina Lajçi është gjetur e pajetë ditën e sotme në lagjen “Dardania” të Prishtinës, dhe policia dyshon se vdekja ka ardhur si pasojë e mbidozës së drogës.
Aktori njohur nga Rugova, Çun Lajçi, ka reaguar për herë të fundit në rrjetet sociale përmes disa vargjesh prekëse:
A këputet peni moj e mira ime
S’po t’shkruaj ma
Si herave tjera për t’iu kthye
Pendimit
Se nenin e lidhun n’fyt
E paske zhgjidhë vetëm,
Pa m’pritë mua nga rrugë e largët
Shpresash paske ikë mbramë
N’udhëtimin tand t’fundit
Diku n’Ashkelon
N’kërkim t’fatit e t’vajit
Oooo
Mos ma vajtoni
Se sherua qenka përgjithmonë
Tue kërkua gurin e vet të varri.