Ligji për gjuhët, partitë po punojnë për përgatitjen e amendamenteve

Partitë po punojnë për përgatitjen e amendamenteve për propozim-ligjin për përdorimin e gjuhëve. Deri të hënën këto amendamente duhet të dorëzohen deri te kryetari i Kuvendit, transmeton Alsat M.

Ndonëse asnjëra prej tyre nuk kumton numrin e saktë me përjashtim të BDI-së, të gjitha partitë kanë vlerësuar se propozimi ka nevojë për amendamente. VMRO-DPMNE-ja do shfrytëzojë mundësinë e amendimit në pjesët ku sipas tyre rrezikohet gjuha maqedonase.

Ndërkohë LSDM-ja amendamentet do t’i parashtrojë në drejtim të pastrimit të dilemave rreth gjobave që parashikon ligji dhe akuzave se i njëjti do të cenojë karakterin unitar të Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button