Adnan Qahil tërhiqet, Partia e Lëvizjes së Turqve do ta zgjedh liderin e ri
Partia e Lëvizjes së Turqve të dielën do ta mbajë kongresin e tretë të partisë. Kongresi do të mbahet në hotelin Aleksander Pallas në Shkup në orën 13:00, njofton Portalb.mk.
Lideri i partisë, Adnan Qahil tashmë ka paralajmëruar se nuk do të kandidojë për mandat të ri. Në kongresin e tretë partia do ta zgjedh kryetarin e ri si dhe anëtarë të Asamblesë Qendrore.