“Familje për çdo fëmijë” – takim pune në Kuvend
Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot do të mbahet takim pune i Grupit parlamentar ndërpartiak për të drejtat e personave me handikap (IPPP) me temën “Familja për çdo fëmijë”.
Është paralajmëruar fjalim i kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi, ndërsa prezantime do të kenë profesorët Kevin Braun nga Universiteti në Notingam, ekspertë për efektet e mjedisit ndaj zhvillimit fëmijëror dhe përfaqësuesi i UNICEF-it në Maqedoni Benxhamin Perks.