Aeroplani pengoi lansimin e raketës transportuese për në stacionin ndërkombëtar

Paraqitja e papritur e një aeroplani, e ka detyruar shtyrjen e lansimit të paraparë për sot, të një rakete transportuese për në Stacionin ndërkombëtar të gjithësisë. Vetëm disa momente para se raketa Antares të nisej nga Wallops Island, në shtetin amerikan, Virxhina, së bashku me fluturaken transportuese Cygnus, kontrolli i fluturimit ka urdhëruar ndalje të procesit, shkruan REL.

Mundësia e ardhshme për lansim është nesër pasdite.

Ky është misioni i tetë i kompanisë, Orbital ATK, që e ka nënshkruar kontratën prej 1.9 miliard dollarësh me agjencinë e gjithësisë së Shteteve të Bashkuara, NASA, për furnizim të Stacionit ndërkombëtar të gjithësisë, gjatë disa viteve të ardhshme.

Fluturakja Cygnus është e ngarkuar me 3,365 kilogramë ushqim, pajisje dhe gjëra për eksperimente shkencore.

Nëse lansimi realizohet ashtu siç parashihet, ky furnizim do të arrijë në stacion më 13 nëntor.

Aktualisht, në Stacionin ndërkombëtar të gjithësisë gjenden gjashtë astronautë: tre amerikanë, një italian dhe dy rusë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button