Putin dhe Trump pritet të takohen në Vietnam
![Putin -Trump](https://i1.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2017/01/A610A08D-169D-410C-9AAF-C0D0792FAA87_w987_r1_s.jpg?fit=600%2C337&ssl=1)
Presidentët e SHBA-ve dhe Rusisë do të takohen të premten në samitin ndërkombëtar ekonomik në Vietnam, konfirmoi sot një ndihmës i Kremlinit, raporton Anadolu Agency (AA).
“Tani, koha është duke u dakorduar. Do të jetë më 10 nëntor,” citohet të ketë thënë Yuri Ushakov nga agjencia zyrtare ruse e lajmeve TASS.
Të dy udhëheqësit pritet të diskutojnë situatën në Siri dhe Gadishullin Korean, si dhe marrëdhëniet dypalëshe.
Takimi i së premtes do të jetë takimi i tyre i dytë që nga samiti i G-20 në korrik në Hamburg të Gjermanisë.