Kapet duke vjedhur kabllo të rrymës, arrestohet
![](https://i1.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2015/04/Policia-e-Kosov--s1.jpg?fit=640%2C356&ssl=1)
Një burrë i është kapur duke vjedhur kabllo të rrymës në Mitrovicën veriore me ç’rast është arrestuar, bën të ditur Policia e Kosovës.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 11:05, transmeton Koha.net.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti është kapur në flagrancë duke vjedhur kabllo të rrymës. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thotë PK.