Ish-inspektori i Prishtinës thotë se nuk e ka ditur që në shtëpi ka pasur mijëra franga, dollarë e euro

Mirëpo ish-inspektori ka thënë se nuk ka qenë në dijeni për ekzistimin e këtyre parave në shtëpi. Megjithatë, ai gjatë marrjes në pyetje, të hënën, para Gjykatës Themelore të Prishtinës, ka pohuar se paratë nuk kanë qenë të tij, por të babait, transmeton Koha.net.

Canolli dhe nëntë të akuzuarit e tjerë po përballen me drejtësinë për krim të organizuar, shkruan sot Koha Ditore.

Së bashku me ish-kryeshefin e Inspektoratit në Komunë të Prishtinës, Ismet Haliti, si dhe inspektorët e tjerë: Vehbi Abdullahu, Drita Rukiqi, Blerina Syla, Blerim Ibishi, Ardian Muhadri, Arbenita Ajeti, Mergim Shala dhe Granit Cenaj akuzohen nga Prokuroria për mosparandalimin e mosndërprerjen e ndërtimeve pa leje, si dhe për mosekzekutimin e vendimeve për rrënimin e objekteve që ndërtoheshin në mënyrë kundërligjore në Komunën e Prishtinës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button