SHBA fillon të pranojë aplikime për viza nga Turqia

 Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë rifilluar të pranojnë aplikime për viza në masë të kufizuar në misionet e saj diplomatike në Turqi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në postat elektronike të dërguara nga shërbimi i informimit për viza të SHBA-ve, për disa shtetas të Turqisë të cilët kanë aplikuar për viza në misionet e amerikane, thuhet se misioni i SHBA-ve në Turqi ka filluar të pranojë aplikimet për viza në masë të kufizuar.

“Misioni i SHBA-ve në Turqi ka filluar të pranojë aplikimet për viza në masë të kufizuar. Aplikuesit të cilët dëshirojnë të udhëtojnë në SHBA tani mund të marrin përsëri termine. Por meqë do të jepet një numër më i kufizuar i termineve, mund të ketë një afat kohor më të gjatë të pritjes. Në disa raste mund të merren terminet urgjente. Nëse bëhet fjalë për një udhëtim urgjent dhe nëse nuk mund të merrni termin në kohën e dëshiruar ju lusim që të zgjidhni kohën më të përafërt që është e lirëtdhe që pastaj të ndiqni hapat e nevojshëm për aplikimet urgjente. Në këto aplikime ju lusim që të tregoni pse është udhëtimi juaj urgjent dhe pe është anuluar termini juaj i vjetër”, thuhet në mesazhet e dërguara për aplikuesit nga shërbimi informativ për viza të SHBA-ve.

Ky hap vjen në prag të vizitës katër-ditore në SHBA të kryeministrit turk Binali Yıldırım, gjatë së cilës ai do të takohet në Shtëpinë e Bardhë me Zëvendëspresidentin Mike Pence.

Kriza e vizave mes Turqisë dhe SHBA-ve shpërtheu më 8 tetor, kur ambasada e SHBA-ve në Ankara njoftoi pezullimin e shërbimeve të vizave për jo-migrantë për shtetasit turq, pas arrestimit të një punonjësi lokal në konsullatën amerikane në Stamboll, duke shkaktuar kundërpërgjigje të njëjtë edhe nga Ankaraja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button