Makraduli: Ministria gjeti zgjidhje për transportimin dhe riciklimin e kapakëve të mledhur

Zëvendësministri i Mjedisit Hapësinor, Jani Makraduli në konferencë pë shtyp tha se ekzistojnë probleme serioze me transportimin, deponimin dhe riciklimin e kapakëve të mledhur, por, siç tha, Ministria u përpoq dhe gjeti një zgjidhje, njofton Portalb.mk.

“Prej kur u njoftua se ekzistojnë probleme serioze me transportimin, deponimin dhe riciklimin e kapakëve të mledhur, Ministria u përpoq dhe gjeti një zgjidhje se si të ndihmojë që ky aksion i bukur, edukativ dhe tashmë i përhapur të mbijetojë.

Duke rritur resurset tona dhe ato të partnerëve tanë nga bashkësia e biznesit përcaktuam modelin që do të mundësojë rrjedhën e qetë të aktiviteteve. Aktivitetit iu bashkangjitën:

Kompania për menaxhim me paketim dhe mbetjet nga paketimi Pakomak, e cila do të kujdeset për marrjen dhe transportin e kapakëve të mbledhur,

Kompania për riciklim SNS Re-Plast, e cila do ti marrë dhe do ti riciklojë kapakët,

Siç ishte paraparë, për llogari të kapakëve të grumbulluar do të dhurohen karroca për invalidë, dhe vendosëm kjo të jetë Shoqata e personave me paraplegji dhe kuadriplegji „Pa kufizime“.

Aksionin e ripërtërirë, simbolikisht e quajtëm „Një kapak-Një shpresë +“.

Krahas aspektit humanitar, ky aksion ka një nivel jashtëzakonisht të lartë, dhe do të doja të theksoj gatishmërinë e Qeverisë për mbështetjen e kompanive vendore që i menaxhojnë mbeturinat.

Të gjitha ata që kanë mbledhur kapakë dhe presin t’i dorëzojnë , si dhe  ata të sapombledhur duhet të raportojnë vendndodhjen dhe personin e kontaktit në faqen e fejsbukut 

 https://www.facebook.com/ednokapaceednanadezplus/

 linku është në dispozicion edhe përmes Ueb faqes së Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor: www.moepp.gov.mk

Për informata plotësuese mund të lajmëroheni në Sektorin e Komunikimit me publikun të MMJPH-së në numrin e tel: 02/3225 237.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor beson se aksioni do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm, kurse vet ministria është e gatshme të inkuadrohet që në fillim të aksionit.

Njëkohësisht, përshëndes angazhimin e deritashëm të të gjitha palëve të interesuara të përfshira në këtë aksion humanitar, para së gjithash  Asociacionin e studentëve të mjekësisë në Maqedoni, i cili e filloi dhe me entuziazëm e zbatoi këtë aksion që nga viti 2013, pastaj të gjithë fëmijët human, nxënës, arsimtarë, qytetarë, kompani dhe firma , të cilat duke i mbledhur kapakët treguan se si kujdesi për mjedisin jetësor mund të bëhet human dhe të jetë realizim i shpresës së dikujt”, thuhet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button