Haradinaj: Mos i dëmtoni institucionet, edhe unë kam humbur familjarë (Foto)
Haradinaj përmes disa fotografive në Facebook, shihet duke i pastruat xhamat e objektit të qeverisë të cilët dje u sulmuan nga aktivistë të Vetëvendosjes, përcjell Lajmi.net.
Ai ka theksuar se familjes Dehari do te iu qëndroj pranë ndërsa drejtësia për Astritin do të vihet në vend.
Postimi i plotë:
DREJTËSI PËR ASTRITIN
Vetë kam humbë njerëz të familjes, në kohë lufte dhe pas saj. Humbjen e familjarëve e ndjejë thellë dhe kam respekt për familjet që kanë përjetuar dhimbjen.
Respekt për protesuesit, por shteti i Kosovës ngritet duke e respektuar dhe duke e forcuar atë.
Mos e dëmtoni tuajën, sepse institucionet janë të popullit.
Familjes Dehari do t’i qëndrojmë pranë dhe drejtësia për Astritin do të vihet në vend.
RH