Të mërkurën vendimi i “Fortesa 2”, të akuzuarit: Kemi vepruar në bazë të urdhrave të Grujevskit

Avokati i ish-shefit të Drejtorisë së Pestë të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Goran Grujovski i akuzuar në rastin Fortesa 2, Lupço Shvrgovski, në fjalën përfundimtare të tij ka kërkuar që të lirohet Grujovski megjithatë, vendimi final për rastin në fjalë do të jepet të mërkurën, njofton Portalb.mk.

Për të akuzuarit që bashkëpunuan me Grujevskin gjatë shkatërrimit të materialeve të përgjuara që hetohen në rastin Fortesa 2, gjykatësja Lidija Petrevska tha se ata nuk ndjehen fajtor pasi që sjelljen e tyre e kanë bërë nën urdhër të ish-drejtorit të Drejtorisë së Pestë të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), Goran Grujevski.

“Në DSK jam një kohë të gjatë dhe gjithmon punën e kam kryer në mënyrë profesionale pa asnjë kritikë. Gjithmonë i kam respektuar urdhrat e udhëheqësve dhe dua të them se në këtë rast unë kam vepruar në bazë të urdhrave të udhëheqësit së caktuar”, tha njëri nga të akuzuarit.

Me këtë fjalim janë pajtuar edhe pesë të akuzuarit e tjerë të “Fortesa 2”.

Para kësaj seance, gjykatësja Speciale, Lençe Ristoska, për të akuzuarin e parë të rastit “Fortesa 2”, Gorja Grujevski tha se do të kërkojë dënim maksimal.

Grujevski gjykohet në mungesë të pranisë nën akuzën se ka shkatërruar dokumente të përgjimit. Sipas Kodit Penal, nëse dënohen, atyre u parashtrohet burgim prej 3 deri në 5 vjet.

LEXO: Muaj i ngarkuar për rastet e Prokurorisë Speciale, këto janë gjykimet që do të mbahen në nëntor

Përndryshe, Gjykata Penale ka kompletuar dokumentin për ekstradim të Goran Grujevskit dhe Nikolla Boshkovskit të cilin e dorëzoi te Ministria e Drejtësisë së Maqedonisë për ecuri të mëtutjeshme, bëjnë të ditur nga Gjykata Penale. Grujevski dhe Boshkovski u arrestuan më 18 tetor në Aeroportin e Selanikut me identitetet Hristo Atanasov dhe Nexhbi Hasan. Deri te ekstradimi i Grujevskit dhe Boshkovskit ata do të gjykohen në Maqedoni pa praninë e tyre.

LEXO: Grujevski dhe Boshkovski do të ekstradohen pas gjashtë javëve

Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski pas një kohe të gjatë në arrati u arrestuan nga ana a policisë greke në aeroportin në Selanik, më 18 tetor, gjatë tentimit me dokumente të rreme bullgare të shkojnë me aeroplan për në Budapest.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button