Albin Kurti: Astrit Dehari është drita që ia tregon rrugën Partisë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i ka dhënë afat Qeverisë së Kosovës dhe institucioneve të tjera që deri më 5 shkurt të vitit të ardhshëm ta lejojnë një hetim të pavarur ndërkombëtar për Astrit Deharin, duke shkarkuar zyrtarët që ishin përgjegjës e të cilët do ta pengonin një hetimin siç janë Dhurata Hoxha, Shpend Maxhuni, Nexhmi Krasniqi, Fatos Makolli, Sylë Hoxha, Metush Biraj dhe Abdurrahim Islami.

Kurti para protestuesve tha se rënia dëshmor e Astritit dëshmon se “po sundohemi nga një kastë e dhunshme kriminelesh që e kanë uzurpuar lirinë, të cilët vjedhin dhe shesin pasurinë tonë”, transmeton Express.

“Ata e kanë braktisur kombin për t’u bërë mafiozë milionerë, ata e kanë kapur policinë, hetuesinë, prokurorinë dhe gjykatën, ata po e shfrytëzojnë popullin tonë dhe ata janë të gjithë fajtorë për mbytjen e Astritit në burg”, tha Kurti.

Kurti tha se u bën një vit që duken sa një shekull pa Astritin si një aktivist e patriot, i cili punoi gjithnjë për drejtësi e barazi.

“Ne patëm nevojë të kishim pranë Astritin, shokun tonë të dashur, patëm nevojë për studentin që nesër do të bëhej mjek që aq shumë ka nevojë Kosova. Astritin nuk na mori sëmundja apo aksidenti, Astritin na mori padrejtësia të cilën ai e luftonte me gjithë qenien e tij si çdo aktivist i njëmend që nuk i ndjek idetë në mënyrë abstrakte por që i mishëron ato dhe i lufton ato ditë e natë dhe kudo. Një vit më parë Astriti është bërë dëshmori më i ri i Kosovës dhe i shqiptarisë. Ndonjë cinik mund të pyet e çfarë nevoje patëm për një dëshmor ne shqiptarët, e pyetja qëndron njëmend pas luftës çlirimtare përse ka nevojë të ketë montime akuzash politike, burgosje, vrasje në burgje”, tha ai.

Kurti ka kërkuar nga Veseli se për çka e kishte fjalën kur disa ditë para vrasjes së Astritit, pati thënë se ‘ruajuni se po e vrani veten’.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button