Takim jozyrtar i ministrave të Punëve të Jashtme të Turqisë dhe Gjermanisë

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çaushogllu u takua me homologun gjerman, Zigmar Gabriel, për herë të parë pasi muajin e kaluar Turqia i liroi disa aktivistë për të drejtat e njeriut, në mesin e të cilëve edhe një shtetas gjerman, njofton DPA.

Çaushogllu sot në Tuiter njoftoi se të enjten është takuar me Gabriel në një takim jozyrtar, me të cilin kanë biseduar për “çështje të rënda dhe pritje të ndërsjella”.

Në fund të tetorit një gjykatë në Stamboll e urdhëroi lirimin prej burgu të aktivistit gjerman të të drejtave të njeriut, Peter Shtojtner dhe të shtatë aktivistëve të tjerë deri në shqiptimin e aktgjykimit në procesin gjyqësor kundër tyre dhe për akuzat lidhur me terrorizmin. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button