Aleanca Kuq e Zi sot proteston në Tiranë
Pas protestave të organizuara të hënën nga Lëvizja “Shqipëria e Re”, sot në Tiranë protesta organizon Aleanca Kuq e Zi e Kreshnik Spahiut.
Motivi i protestës është i njëjtë: shprehje e revoltës kundër dhunës që po ushtrohet ndaj shqiptarëve në Maqedoni dhe në Luginën e Preshevës. Spahiu njoftoi se Aleancës Kuq e Zi do t’i bashkëngjitet kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa. /lajmpress