BFI- Prej kur mbajtja e Kuranit në shtëpi është vepër penale?
Bashkësia Fetare Islame ka kërkuar nga ministrja e brendshme Gordana Jankullovska të del me fjale publike për shkak të sipas tyre, mos respektimit të prezumcionit të pafajësisë gjatë arrestimeve në aksionin policor “Monstrum”.
“Kërkojmë urgjentisht të del Jankullovska tu kërkojë falje publike të gjithë myslimaneve për shkak të mos respektimit të prezumcionit të pafajësisë. BFI përkrah përpjekjet që të gjinden vrasësit dhe të gjithë të japin përgjegjësi për veprën e tyre në përputhje me ligjin” tha Driton Dikena, përfaqësues i BFI-së.
“Kopjet e gjetura të Kuranit dhe literaturës fetare gjatë bastisjes së shtëpive muslimane shpallen si argument kundër të arrestuarve. Prej kur posedimi i Kuranit dhe literaturës fetare na qenka vepër penale dhe me cilin ligji muslimanëve u ndalohet qëe në shtëpitë e tyre të mbajnë Kuran dhe literaturë fetare?!” shtruan pyetjen nga BFI.
Dikena tha se tërheqja dhe maltretimi i grave muslimane nga ana e policëve të armatosur paraqet goditje serioze mbi nderin dhe namuzin e femrës muslimane.
“Prandaj muslimantë e Republikës së Maqedonisë kërkojnë nga ministresha e punëve të brendshme të kërkojë falje publike” thanë në pres konferencën e sotme përfaqësuesit e Bashkësisë Fetare Islame.
Gjithashtu nga BFI reaguan për mënyrën e promovimit të Maqedonisë si pro-amerikane, duke nxitur urrejtje ndërfetare dhe ndëretnike nga vetë mbajtësit e pushtetit.
“Nxitja e urrejtjes ndërfetare dhe ndëretnike, nga vetë mbajtësit e pushtetit me qëllim që të ofrohen drejt integrimeve euroatlantike, është një rrugë e gabuar dhe shumë e rrezikshme. Kushtet e anëtarësimit në NATO dhe BE janë shumë decide dhe të qarta sidomos në sferën e lirive dhe të drejtave qytetare dhe fetare të njeriut. Andaj u bëmë me dije se kriminelët e vërtetë, dhe vetëm ata duhet të dënohen dhe çdo ngjarje të mos shfrytëzohet në të ardhmen, për të ofenduar Islamin nga kushdo qoftë, e më së paku nga ata të cilët duhet të zbatojnë Kushtetutën dhe ligjet”, thonë nga BFI./Portalb