Maqedonia dhe Serbia të punojnë të evitimin e barrierave për transport më të mirë të mallrave
Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev dhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në suaza të Konferencës ekonomike: “Sfidat në rrugën drejt BE-së”, e cila po mbahet në Budvë, realizuan takim dypalësh me Rasim Lajiq, zëvendëkryetar dhe ministër i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikimeve në Qeverinë e Republikës së Serbisë.
Zëvendëskryeministri Angjushev, siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, ka theksuar se qëllimi i Bashkimit Evropian është përforcimi i bashkëpunimit rajonal të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe se qeveritë e atij rajoni duhet të tregojnë përkushtim që ky qëllim të bëhet realitet.
“Kryesore për bashkëpunimin e ndërsjellë është përforcimi i bashkëpunimit tregtar dhe transportues. Askujt nuk i përshtatet kamionë me mallra të presin me orë të vendkalimet kufitare mes vendeve fqinje. Duhet të punojmë që të vendosim sistem të besimit të madh dhe certifikata të njohura nga të dyja vendet dhe institucionet ndërkombëtare për lëvizje më të shpejtë të mallrave”, potencoi Angjushev.
Zëvendëskryeministri Lajiq inicoi ide për shfaqje të përbashkët të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Serbisë në fushën e turizmit, me krijimin e pakove të përbashkëta turistike të cilat do të ofroheshin në vendet e treta, me qëllim të rritjes së vëllimit të turistëve dhe vizitë të destinacioneve në të dy vendet.
Bashkëbiseduesit u pajtuan se bashkëpunimi ekonomik në vendet fqinje duhet të vazhdojë të zhvillohet dhe do të përkushtohen në evitimin e barrierave dhe transit më efikas dhe me efektiv të vendkalimeve kufitare të mallrave në vendkalimet kufitare.